1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Trupat speciale ushtarake të Kosovës dhe Shqipërisë testuan aftësitë reaguese dhe ndërvepruese

Më të lexuarat

Sipas ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci, ky operacion u bë nën vëzhgimin e Komandës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të Operacioneve Speciale për Evropën

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në një ushtrim të përbashkët me Trupat speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës kanë testuar aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, transmeton Anadolu.

Sipas ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci, ky operacion u bë nën vëzhgimin e Komandës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të Operacioneve Speciale për Evropën.

“Gjatë stërvitjes ‘ValorShield24’, trupat e njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese”, shkroi Maqedonci.

Ministrat e Mbrojtjes nga Kosova dhe Shqipëria janë zotuar vazhdimisht për bashkëpunim të dendur në fushën e mbrojtjes midis të dy shteteve, duke konsideruar se një gjë e tillë është në interes të të dyja vendeve dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit