3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Trupat elitare ushtarake të Shqipërisë dhe të Kosovës nisin stërvitjen marshuese më të vështirë në botë

Më të lexuarat

Trupat elitarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës u stërvitën së bashku përpara nisjes në stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambrian Patrol.

Sipas ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, trupat shqiptare do të konkurrojnë në Malet e Uellsit në Mbretërinë e Bashkuar mes 160 skuadrave elitare nga 30 vende të botës duke marshuar për 48 orë rreth 70 km me 45 kg pajisje, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, regjimenti i parë i Komandës së  Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar ushtrimin fushor “Iron Platoon” në Babaj të Bokës në Gjakovë.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovcës, Armend Mehaj, ka thënë se qëllimi i ushtrimit ka qenë trajnimi i togjeve të Kompanisë 1B në skenare të ndryshme luftarake në nivel togu me municion real (Live Fire Exercise LFX-Platoon Level), ku pjesëmarrësit patën mundësinë të praktikojnë detyrat e sulmit në objektiv në nivel togu dhe togu i këmbësorisë në mbrojtje.

“Ushtrimi  u realizua në kuadër të planit vjetor të trajnimeve, ku togjet treguan  performancë të shkëlqyer në ekzekutimin e misionit dhe detyrave  të planifikuara në përputhje me standardet doktrinore në fuqi”, ka shkruar Mehaj. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit