7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Trump zbut qëndrimin ndaj myslimaneve: Ndalimi i hyrjes në ShBA, thjesht një sygjerim

Më të lexuarat

Kandidati republikan në garën presidenciale, Donald Trump ka zbutur qëndrimin e tij në lidhje me myslimanët duke deklaruar se premtimi i bërë pas sulmeve të Parisit për të mos-lejuar futjen e personave që i përkasin këtij besimi në Shtetet e Bashkuara ishte thjesht një sygjerim, transmeton OraNews.

Ai u shpreh se në kushtet kur terrorizmi po kërcënon mbarë botën është e nevojshme që të merret një masë e përkohshme.

Miliarderi kontrovers mori kritika të shumta nga rivalët e tij në garën për Shtëpinë e Bardhë, por edhe nga përfaqësues të lartë të shteteve të tjera.

Vetëm pak ditë më parë ai pati një përballje në distancë me Kryetarin e sapozgjedhur të Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan. Ky i fundit theksoi se pikëpamjet e Trump për myslimanizmin janë injorante dhe se vendosin në pikëpyetje sigurinë e Britanisë së Madhe dhe të Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, kandidatja demokrate, Hillary Clinton, gjatë fushatës së saj në Nevv Jersey, ka sulmuar edhe njëherë Donald Trump, duke deklaruar se miliarderi përmes retorikës së tij po përcan qytetarët amerikanë. Ajo tha gjithashtu se nuk mund t’a kuptonte se si një kandidat që aspiron të bëhet Presidenti i Shteteve të Bashkuara, jep mesazhe dhune dhe urrejtjeje.

Në bazë të sondazheve të realizuara, Donald Trump dhe Hilary Clinton janë dy kandidatët kryesorë që do përfaqësojnë forcat politike respektive në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Clinton të ketë shqetësimin e Bernie Sanders deri në fund të garës në rang partiak, pasi senatori i Vermontit ka treguar se është i aftë që të përmbysë edhe parashikimet e ekspertëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit