0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Trump zbulon linjën e politikës së jashtme: Amerika e para!

Më të lexuarat

Donald Trump ka prezantuar këtë të mërkurë politikën e tij të jashtme, një ditë pas fitores në 5 shtete në zgjedhjet paraprake, transmeton Top Channel.

Trump, kryesues i listës së kandidatëve republikanë për president, deklaroi se do të ndjekë politikën “Amerika e Para”.

Ai e cilësoi politikën e jashtme të administratës aktuale të presidentit Obama si një “katastrofë të gjithanshme”.

Trump premtoi se diplomacia e tij nuk do të jetë e tipit “doktrina Trump” dhe nënvizoi se, do të marrë parasysh fleksibilitetin që duhet për të bërë këto ndryshime nëse zgjidhet.

Pjesa dërrmuese e fjalimit të tij u fokusua në atë që ai e quajti “politika e dobët, ngatërrestare dhe e rrëmujshme” e administratës Obama, si dhe tek shpresa e tij për ta ndryshuar atë.

Përpara audiencës në Uashington, Trump bëri thirrje se “do të shkulë ndryshkun e politikës së jashtme të Amerikës”.

“Në qeverisjen time, ditët e tyre janë të numëruara. Unë nuk do t’iu them kur dhe as do t’iu them se si”, tha Trump, duke iu referuar stafit aktual diplomatik.

Sa i takon ISIS, miliarderi tha më herët se do ta dobësonte Shtetin Islamik duke i bllokuar aksesin tek nafta dhe mbështetin mbytjen e simuluar me ujë dhe taktika të tjera të marrjes në pyetje kundër militantëve.

“Frenimi i përhapjes së Islamit radikal do të jetë një synim madhor i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe natyrisht gjithë botës”, tha Trump, duke shtuar se do të bashkëpunojë me aleatët në Lindjen e Mesme për luftuar ekstremizmin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit