Vetëdenoncimi i ish-Presidentit në garën për sërish President
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një fjalimi në tubimin e tij presidencial në New Hampshire, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpenzuar triliona dollarë dhe kanë vrarë miliona njerëz në Lindjen e Mesme.
Donald Trump fitoi të martën, më 23 janar, me 54 për qind të votave të fituara në zgjedhjet paraprake republikane në New Hampshire.
“Shikoni çfarë po ndodh….jemi sërish me Lindjen e Mesme. Ne shpenzuam 9 trilionë dollarë, vramë miliona njerëz, duke përfshirë anën tonë, anën e tyre.
E dini çfarë kemi? Asgjë. Ke vdekje, ke gjak, nuk ke asgjë. Thjesht kemi harxhuar gjakun dhe thesarin tonë dhe gjaku ynë është më i rëndësishëm se thesari ynë. Dhe ky është një turp”, përfundoi Trump. /tesheshi.com/