-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Trump shkruan shumë në Twitter rreth terrorizmit, por jo edhe kur sulmuesit janë të bardhë (Video)

Më të lexuarat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkruan shumë statuse rreth terrorizmit në llogarinë e vet në rrjetin social Twitter, por jo edhe kur sulmuesit janë të bardhë.

Donald Trump është i zëshëm për “terrorizmin islamik” dhe shumë i shpejtë për të reaguar rreth tij duke shkaktuar stuhi në Twitter, transmeton Express.

Ama e njëjta gjë nuk mund të thuhet kur sulmuesit janë të bardhë.

A po i injoron këto sulme ai?

T’ia hedhim një shikim të dhënave.

Trump ka shkruar për “terrorin”, “terroristët”, apo “terrorizmin” plot 88 herë që prej se e kishte shpallur kandidaturën për president të SHBA-së më 21 qershor 2015.

26 prej tyre kishin të bënin me terrorizmin në përgjithësi. 1 i drejtohej meksikanëve. E 61 të tjera iu drejtoheshin myslimanëve. Dhe absolutisht asnjë sulmuesve të bardhë.

Nga 9 sulme të mëdha nga myslimanët në SHBA dhe Evropë qëkur Trump e shpalli kandidaturën presidenciale, Trump ka reaguar ndaj 8 prej tyre brenda 24 orëve, Paris, San Bernardino, Orlando, Bruksel, Berlin, Westminster (Londër), Champs Elysee (Paris), Ura e Londrës, ndërsa për sulmin e Manchester Arena, Trumpit iu deshën 6 ditë për të reaguar, i cili ndodhi kur Trump ishte i zënë me vizitën e tij të parë jashtë vendi.

Ndërsa, nga 6 sulme të mëdha të kryera nga persona të bardhë në të njëjtën kohë, Trump reagoi ndaj vetëm njërit prej tyre në ditën e njëjtë që Dylan Roof i qëlloi me armë zjarri 9 afro-amerikanë në një kishë në Kaliforninë Jugore.

Iu deshën 3 ditë për të reaguar ndaj sulmit me thikë në Portland dhe ai reagim erdhi nga llogaria e tij @POTUS.

Për pjesën tjetër të sulmeve nuk ka reaguar fare, dhe këtu nuk përfshihen ato që nuk marrin vëmendje masive nga mediat.

Asnjë prej këtyre sulmeve Trump nuk iu është referuar si terroriste.

https://www.facebook.com/aljazeera/videos/10155714835423690/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit