27 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Trump reagon ashpër kundër sulmit me armë kimike në Siri

Më të lexuarat

WASHINGTON (AA) – Presidenti i SHBA-ve Donald Trump lidhur me sulmin me armë kimike nga ana e regjimit të Bashar al Asadit në Duma deklaroi se “Presidenti (Vladimir) Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës sepse e mbështesin kafshën Asad. Do të paguajnë një çmim të lartë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Trump publikoi një deklaratë nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social Twitter në lidhje me sulmin me armë kimike me përmbajtje të gazit helmues ndaj qarkut Duma të Gutës Lindore, e cila ndodhet nën rrethimin e regjimit të Asadit në Siri.

“Shumë persona, përfshirë edhe gratë dhe fëmijët humbën jetën pas sulmit të pakuptimtë kimik. Rajoni është bllokuar nën presion dhe është rrethuar nga ushtria e Sirisë, dhe kjo ndërpren lidhjet e tyre me botën e jashtme. Presidenti (Vladimir) Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës sepse e mbështesin kafshën Asad. Do të paguajnë një çmim të lartë”, ka thënë Trump.

Duke theksuar nevojën e përfundimit sa më parë të rrethimit në rajon, Trump ka shkruar se “Një tragjedi e re njerëzore e pakuptimtë. Sëmundje!”.

Trump po ashtu duke kritikuar politikën e SHBA-ve për Sirinë në periudhën e ish presidentit Barack Obama tha se “Po qe se presidenti Obama do të kishte zbatuar vijën e kuqe, fatkeqësia siriane do të kishte përfunduar shumë kohë më parë! Asadi kafshë do të bëhej histori”.

Poashtu edhe Departamenti Amerikan i Shtetit në deklaratën e parë tha se “Jemi duke ndjekur nga afër situatën se më 7 prill përsëri janë përdorur armë kimike. Nëse vërtetohen këto lajme të tmerrshme, atëherë kjo sjellë nevojën e një përgjigjeje urgjente nga komuniteti ndërkombëtar”.

Në sulmin e djeshëm me armë kimike të regjimit të Asadit ndaj vendbanimeve civile në qarkun Duma, e cila është pika e fundit nën kontrollin e opozitarëve në Gutën Lindore, kanë humbur jetën 78 civilë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit