14.7 C
Pristina
Wednesday, July 3, 2024

Trump pret princin saudit, takimi çmohet si një pikë kthese historike

Më të lexuarat

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë zëvendësprincin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman. E para vizitë kjo e një shtetari arabi në Shtëpinë e Bardhë që prej nisjes së detyrës së presidentit nga Trump-i në janar.

Sipas Al Jazeera-s, Arabia Saudite e ka çmuar vizitën si një “pikë kthese historike” në marrëdhëniet me SHBA-në. Marrëdhënie të mjegulluara gjatë tetë viteve të administratës së Obama-s, me dallime midis dy vendeve për shumë çështje rajonale, mes të cilave ajo e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Një deklaratë e këshilltarit të princit saudit thoshte: “Takimi i sotëm i ka vënë gjërat në udhën e duhur, e përbën një mundësi të madhe në marrëdhëniet midis dy vendeve…”

I njëjti këshilltar ka bërë me dije se Trump-i dhe Mohammed bin Salman-i kishin parashtruar pikëpamje të njëjtë mbi rrezikun e aktiviteteve ekspansioniste rajonale të Iranit.

Marrëdhëniet ekonomike kanë zënë po ashtu vend të dukshëm në takimin në fjalë.

Pritshmëri më të mëdha ka për marrëdhëniet amerikano-saudite me Trump-in si president i SHBA-së, citon Arab News-i mendimin e analistëve të ndryshëm. /tesheshi.com/     

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit