0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Trump premton të rikthejë ndalesën e udhëtimit për muslimanët nëse zgjidhet president

Më të lexuarat

Ish-presidenti amerikan, Trump tha se nëse zgjidhet president do të rikthejë në mënyrë të fuqishme ndalesën e diskutueshme të udhëtimit që ka zbatuar ndaj disa vendeve muslimane

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se nëse fiton në zgjedhjet presidenciale 2024 do të rikthejë në mënyrë të fuqishme dhe më të gjerë ndalesën e diskutueshme të udhëtimit që ka zbatuar ndaj disa vendeve me popullsi me shumicë muslimane, transmeton Anadolu.

Trump foli në një tubim që zhvilloi në shtetin federal Iowa në kuadër të fushatës të zgjedhjeve 2024. Ai rikujtoi ndalesën e udhëtimit që zbatoi ndaj disa vendeve me popullsi me shumicë muslimane në periudhën kur ishte president.

“Kur të kthehem në detyrë, ndalesa e udhëtimit do të rikthehet në mënyrë të fuqishme dhe më të gjerë se sa më parë. Nuk duam që njerëzit të shpërthejnë në ajër qendrat tona tregtare. Nuk duam që njerëzit të shpërthejnë qytetet tona dhe të vjedhin tokat tona bujqësore”, tha Trump.

Ai ka mbrojtur idenë e tij se “SHBA-ja nuk do të dënohet me të njëjtin fat si Franca”.

– Ndalesa e udhëtimit të Trumpit

Trump një javë pas ardhjes në detyrë më 27 janar 2017 vendosi ndalesë udhëtimi për Iranin, Sirinë, Libinë, Jemenin, Somalinë, Çadin dhe Korenë e Veriut dhe pasi kundër vendimit u protestua gjerësisht në aeroporte ai u detyrua të hedhë hap pas.

Më pas me arsyetimin se “ka përmbushur përgjegjësitë” Çadi u hoq nga lista, ndalesa për udhëtimet u përditësua duke u lehtësuar dhe u vendos sërish në fuqi, por ajo u pengua nga gjykatësit në rajonet Hawaii dhe Maryland me “vendimin për ndalimin e zbatimit të saj në përmasë kombëtare”.

Gjykata e Lartë e SHBA-së në qershor 2018 në një votim me 5 vota “pro” dhe 4 “kundër” njoftoi se ndalesa e udhëtimit të Trumpit që vendos në objektiv 7 vendet është në përputhje me kushtetutën.

Presidenti aktual amerikan, Joe Biden përmes një dekreti që nënshkroi në javën e parë pas ardhjes në detyrë hoqi ndalesën e udhëtimit në fjalë të Trumpit të vendosur ndaj disa vendeve muslimane.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit