-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Trump, “plan të madh” për naftën dhe gazin

Më të lexuarat

Ajo që pritet të prezantojnë sapo të marrë detyrën më 20 janar

Ekipi i presidentit të sapozgjedhur Donald Trump po përgatit një plan të madh energjetik për të rritur prodhimin e naftës në Shtetet e Bashkuara dhe për të miratuar licencat e eksportit për projektet e reja të gazit të lëngshëm natyror (LNG), raporton Reuters duke cituar dy burime të informuara.

Sipas raportimeve, planet do të prezantohen disa ditë pasi Trump të marrë detyrën më 20 janar.

Trump gjithashtu do të tërheqë disa ligje dhe rregullore kyçe të klimës të miratuara nga administrata Biden, të tilla si kreditë tatimore për automjetet elektrike dhe standardet e reja për termocentralet e pastra, shtuan burimet.

Lëshimi i lejeve të LNG

Presidenti i ri i SHBA-së do të kërkojë të përshpejtojë dhënien e lejeve për projektet e LNG-së dhe shpimet e naftës në brigjet e SHBA-së, gjë që është në përputhje me premtimet e tij të fushatës, si dhe të miratojë nisjen e tubacionit Keystone.

Shumë elementë të këtij plani kërkojnë procedura të gjata miratimi përmes Kongresit ose sistemit rregullator shtetëror.

Trump ka premtuar se do të shpallë një emergjencë energjetike në ditën e parë të mandatit të tij, gjë që sugjeron se ai do të përpiqet të imponojë disa ndryshime pa procedurë paraprake, thekson agjencia britanike. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit