Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në programin e sivjetmë të Shtëpisë së Bardhë nuk shtroi iftarin tradicional që organizohej para Fitër Bajramit.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në programin e sivjetmë të Shtëpisë së Bardhë nuk shtroi iftarin tradicional që organizohej para Fitër Bajramit.
Sipas lajmit të BBC-së, tre presidentët e SHBA-ve paraardhës të Trumpit, gjatë 20 viteve të fundit çdo vit organizonin iftar në ditën e fundit të muajit Ramazan në Shtpinë e Bardhë, ku ftoheshin përfaqësuesit e shoqërisë muslimane. Mirëpo, sivjet ky iftar nuk u shtrua.
Ish-Presidenti Thomas Jefferson ishte presidenti i parë i cili e filloi këtë traditë dhe shtroi iftar për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1805.
Edhe pse kjo traditë herë pas here nuk u zbatua nga disa presidentë, në Shtëpinë e Bardhë gjatë 20 viteve të fundit janë shtruar iftare në një ditë të Ramazanit.
Trump edhe më parë ishte bërë objekt kritikash për shkak të retorikës dhe veprave të tij anti-myslimane.
Gjatë fushatës zgjedhore Trump theksonte se xhamitë në SHBA duhet të monitorohen nga njësitë e sigurisë, kurse një javë pas marrjes së detyrës, presidenti amerikan nënshkroi dekretin e diskutueshëm i cili ndalon udhëtimin e shtetasve të shtatë shteteve muslimane në SHBA.