-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Trump, nervoz krejtësisht jashtë kontrollit

Më të lexuarat

Këshilltarët i luten të qetësohet, por ai nuk ndalet

Kandidati republikan për presidencën e SHBA-së, Donald Trump, është në humor të keq dhe në javët e fundit ai vazhdimisht e ka quajtur kurvë kundërshtaren demokrate Kamala Harris në biseda private, shkruan The New York Times.

Këtë e mohojnë bashkëpunëtorët e tij. Donald Trump ka folur më parë në mënyrë të pahijshme për nënpresidenten e SHBA, si dhe për ish-kandidaten demokrate Hillary Clinton: ai i quajti ato të poshtra.

Qëndrimi i tij ndaj grave ka qenë i njohur gjerësisht që nga viti 2016, kur u publikua një video që tregonte atë duke i tentuar ato seksualisht.

Ai ofendoi Carly Fiorina, një rivale për nominimin republikan në 2015, për shkak të pamjes së saj. Ai e quajti të çmendur autoren E. Jean Caroll, e cila e paditi për përdhunim në kabinën e një dyqani.

Këshilltarët e Trump, në bisedat konfidenciale me gazetarët, pranojnë se gjuha e tij mizogjinike është thellësisht problematike. Gjithnjë e më shumë republikanë po kërkojnë të ndalohen ofendimet ndaj Kamala Harris dhe që Trump të përmbahet nga fyerjet në përgjithësi. Një retorikë e tillë në fushatën e fundit largoi shumë votues, ndaj ata duan t’i përmbahen temës së ekonomisë dhe migrimit.

Trump është veçanërisht nervoz pasi sondazhet tregojnë se Kamala Harris kryeson në disa shtete që pritet të vendosin zgjedhjet e 5 nëntorit.

“Kam dëgjuar se ajo është një person i keq,” tha Trump për rivalen e tij politike në një telefonatë për “Fox & Friends”.

Një ditë më parë u raportua se në një fushatë për të mbledhur para nga donatorët, ai akuzoi Kamala Harris se donte të ndalonte Krishtlindjet.

Ai fillimisht pretendoi se mundi Joe Biden, “presidentin më të keq në historinë e vendit tonë”, por demokratët vendosën që ai të mos ishte kandidati i tyre “kështu që ata bënë një grusht shteti”.

“Tani ne kemi Kamalën, dhe ajo do të dështojë sepse do kufij të hapur dhe nuk dëshiron një Krishtlindje të gëzuar”, tha Trump në një video të publikuar më 11 gusht.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit