Takimi me Papa Françeskun në Vatikan është planifikuar për 24 maj, ndërsa datat e vizitave në Izrael dhe Arabinë Saudite ende nuk janë të njohura
NEW YORK (AA) – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se vizitat e parë jashtë vendit do t’i realizojë në fund të majit duke vizituar Vatikanin, Izraelin dhe Arabinë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky do të jetë turneu i tij i parë pas marrjes së postit të presidentit në janar të këtij viti.
Trump gjatë turneut do të marrë pjesë edhe në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare NATO-s në Bruksel dhe samitin e grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara të G7, që do të mbahet në Sicili.
Takimi me Papa Françeskun në Vatikan është planifikuar për 24 maj, ndërsa datat e vizitave në Izrael dhe Arabinë Saudite ende nuk janë të njohura.
Këshilltari i lartë në Shtëpinë e Bardhë, Jared Kushner, u tha gazetarëve se qëllimi i vizitave në këto vende është që të mbledhë të gjitha fetë për të luftuar intolerancën dhe radikalizmin.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, gjeneral-lejtnant Herbert Reymond McMaster deklaroi se turneu do t’i mundësojë Presidentin Trump që të tregojë se politika e “Amerikës është në vend të parë” plotësisht në përputhje me udhëheqjen amerikane në botë.
Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë theksohet se vizita në Izrael dhe në Arabinë Saudite do të ndihmojë në forcimin e partneritetit të SHBA-ve me aleatët dhe do të parandalojë kërcënimet iraniane.
Trump do të vizitojë edhe Palestinën ku do të kërkojë vazhdimin e procesit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës.