2.3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Trump në Capitol, për herë të parë që nga trazirat tre vjet më parë

Më të lexuarat

Mesazh uniteti republikan nga “vendi i krimit” sipas demokratëve

Ish-Presidenti Trump u takua në Capitol Hill me zyrtarë republikanë, vizita e tij e parë aty që nga trazirat e shkaktuara nga mbështetësit e tij më 6 janar 2021 nga sulmi në Kongres.

Trump, kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale në nëntor, përcolli një mesazh uniteti, duke premtuar se do të “korrigjojë” të gjitha dallimet ekzistuese brenda partisë.

Me të mbërritur në ndërtesën e zyrës së republikanëve pranë ndërtesës së pushtetit amerikan, ai kaloi pranë një grupi protestuesish që mbanin pankarta me sloganet “Grushti i shtetit dështoi” dhe “Demokracia përgjithmonë, Trump kurrë”.

Në një konferencë të shkurtër për shtyp, Trump tha se kishte “unitet të madh” në Partinë Republikane dhe premtoi të qëndrojë me kolegët republikanë, madje edhe ata me të cilët nuk pajtohet.

“Kthimi në vendin e krimit”

Pas një takimi midis Trump dhe republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson tha se ish-presidenti “pati një sasi të jashtëzakonshme energjie dhe entuziazmi”.

“Ne besojmë se do të rifitojmë Shtëpinë e Bardhë dhe Senatin dhe do të rrisim shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve”, tha Johnson.

Vizita e Trump u mirëprit nga republikanë të tjerë, përfshirë udhëheqësin e pakicës në Senat, Mitch McConnell, i cili e ka kritikuar ish-presidentin në të kaluarën.

Por ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, vlerësoi se Trump është “një nxitës i rebelimit, i cili kthehet në skenën e krimit”.

 Më 6 janar 2021, mbështetësit e Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit për të parandaluar shpalljen e fitores zgjedhore të Biden, pasi Trump, i cili po konkurronte kundër Biden, pretendoi se zgjedhjet ishin të manipuluara. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit