Presidenti Donald Trump ka nënshkruar urdhrin për ndalimin e transgjinorëve në shërbimin ushtarak. Direktiva e re miraton rekomandimet e Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis se personat transgjinorë që i janë nënshtruar një ndërhyrje për ndryshimin e gjinisë, nuk mund të shërbejnë në ushtri.
Personat me një histori apo diagnoza të disforisë gjinore, përfshi këtu edhe individët për të cilët politikat shtetërore mund të kërkojnë edhe trajtim thelbësor mjekësor si operacionet, do të jenë të skualifikuar nga shërbimi ushtarak, me përjashtim të disa rasteve në rrethana rreptësishtë të kufizuara.