“Nëse nuk jeni për Izraelin, atëherë nuk ju duam në vendin tonë”
Në një nga fjalimet e tij të fundit në një tubim parazgjedhor, kandidati republikan për president dhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump, shpalli politikën e tij ndaj Izraelit, Palestinës, por edhe refugjatëve, palestinezëve dhe të gjithë atyre që nuk e mbështesin regjimin sionist në Izrael.
“Kur të bëhem president, do të dëbojmë të huajt, do të dëbojmë simpatizantët e Hamasit. Dhe ne do ta bëjmë atë shumë shpejt. Ata që mbështesin Hamasin do të zhduken.
Nëse e urreni Amerikën, nëse doni të eliminoni Izraelin, atëherë ne nuk ju duam në vendin tonë.
Unë do të ndaloj hyrjen e refugjatëve që vijnë nga zonat e infektuara nga terrori si Rripi i Gazës dhe do të arrestojmë ata që mbështesin Hamasin, që shkatërrojnë pronat shtetërore dhe ua vështirësojnë jetën shumë njerëzve në këtë vend”, ishin deklarimet e tij.
/tesheshi.com/