1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Trump ka vendosur: Amerika e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u ka thënë të martën udhëheqësve izraelitë dhe arabë se planifikon ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, duke ndërmarrë një vendim të rrezikshëm simbolik, që do t’i jepte fund një politike dhjetravjeçare amerikane dhe do t’i dëmtonte përpjekjet për të ndërmjetësuar paqen ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Trump pritet të kumtojë vendimin e tij të mërkurën, dy ditë pas skadimit të një afati të tij për të vendosur nëse do ta mbajë ose jo Ambasadën amerikane në Tel Aviv.

Zyrtarët palestinezë kanë bërë të ditur se Trump i ka thënë presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, she Shtetet e Bashkuara do ta zhvendosin ambasadën në Jerusalem.

Edhe Jordania ka thënë se presidenti amerikan ia ka dhënë lajmin e njëjtë mbretit Abdullah II, raporton The New York Times.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë thënë se një zhvendosje e tillë nuk do të ndodhte menjëherë, kryesisht për arsye logjisttike.

Si rezultat i kësaj, Trump pritet të nënshkruajë një urdhër që do të autorizonte administratën ta mbante stafin e ambasadës në Tel Aviv edhe gjashtë muaj të tjerë.

Vendimi i Trumpit për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet – dhe për të zhvendosur ambasadën e vendit në Izrael – është ndërmarrja e tij më e rrezikshme deri më tani në diplomaci në Lindjen e Mesme.

Udhëheqësit arabë dhe evropianë paralajmërojnë se kjo do të mund të dëmtonte çfarëdo inciative paqësore, e madje edhe të nxiste një valë të re të dhunës në rajonin e paqëndrueshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit