1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Trump: Izraeli duhet t’i japë fund problemit në Gaza

Më të lexuarat

“Duhet t’i jepni fund problemit. Ju iu nënshtruat një sulmi të tmerrshëm. Kjo ndodhi. Sikur të isha president, nuk do të kishte ndodhur kurrë”, tha ish-presidenti amerikan Trump

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se Izraeli duhet t’i japë fund problemit në Gaza, transmeton Anadolu.

Trump komentoi sulmet e Izraelit në Gaza në “Fox News” përpara zgjedhjeve paraprake, të njohura si “Super e marta”, të mbajtura në 15 shtete.

Duke iu përgjigjur pyetjes së prezantuesit nëse ai ishte në anën e Izraelit dhe nëse i miraton sulmet e forcave izraelite në Gaza, Trump tha: “Duhet t’i jepni fund problemit. Ju iu nënshtruat një sulmi të tmerrshëm. Kjo ndodhi. Sikur të isha president, nuk do të kishte ndodhur kurrë”.

“Unë garantoj se ata nuk mund ta bënin këtë me mua. Arsyeja që ata e bënë këtë është sepse ata nuk e respektojnë (presidentin Joe) Biden”, tha ai.

Lidhur me thirrjen e zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris për armëpushim në Gaza, Trump tha se ai “urrente të shihte se çfarë ndodhi” dhe përsëriti se këto sulme nuk do të kishin ndodhur kurrë nëse ai do të kishte qenë president.

Harris më 4 mars deklaroi se duhet armëpushim urgjent për shkak të vuajtjeve të mëdha në Gaza.

Në lajmet e mediave amerikane të bazuara në burime zyrtare, thuhet se administrata e Bidenit dhe Izraeli arritën marrëveshje për kushtet e një armëpushimi 6-javor, përfshirë lirimin e pengjeve dhe se pritej përgjigje nga Hamasi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit