4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Trump: I dua myslimanët

Më të lexuarat

Donald Trump të shtunën i është përgjigjur një pyetjeje të CNN-it në lidhje me atë nëse myslimanët janë kërcënim për SHBA-të, duke thënë: “Unë i dua myslimanët. Mendoj se janë njerëz të mrekullueshëm”.

Kandidati kryesor i Republikanëve për president këto komenti i bëri pas një fjalimi që mbajti para nxënësve të shkollave të mesme në Iowa të shtunën mbrëma, transmeton Koha.net.
Në këtë fjalim Trump i këshilloi nxënësit që të rrinë larg alkoolit.

Në pyetjen se a do të shqyrtonte mundësinë që të ketë myslimanë në kabinetin e tij, ai ka thënë: “Absolutisht, s’kam asnjë problem për këtë”.

Gjatë këtij fjalimi me nxënësit, ai i këshilloi ata që të rrinë larg drogës dhe alkoolit, ndërsa duhet të ndjekin ëndrrat e tyre për profesionin që e duan.

Ndërkaq, ditë më parë, gjatë një tubimi elektoral, Trump nuk mbrojti myslimanët kur dikush nga publiku i tha atij se “myslimanët janë duke u trajnuar për të vrarë amerikanët”, si dhe për atë se “Barack Obama është mysliman” dhe se “nuk ka lindur në SHBA”. Ai u kritikua shumë për qasjen e tij ndaj këtyre dy çështjeve, duke qenë se Obama e ka publikuar certifikatën e tij të lindjes ku precizohet se nuk është mysliman dhe ka lindur në SHBA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit