-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Trump: Bibi s’ka dashur kurrë paqe me palestinezët

Më të lexuarat

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vendosur t’i “nxjerrë të palarat” ish-mikut të tij izraelit Benyamin Netanyhu, me të cilin është zemëruar e ndarë keq, pas një miqësie të ngushtë e po ashtu partneriteti politik, i cili çoi në disa vendime të paprecedenta të administratës së tij në favor të izraelitëve e në kurriz të palestinezëve.

Më e fundit nga Trump në këtë zhvillim personal të tij është thënia se ai nuk mendon që ish-kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu ka qenë ndonjëherë serioz në lidhje me nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje me palestinezët.

“Unë nuk mendoj se ai ka dashur ndonjëherë të pajtohet me palestinezët,” tha ai.

Ndarja mes tyre erdhi në fillim të këtij muaji kur Trump kritikoi Netanyah-un për urimin e Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në SHBA.

Trump vazhdon të këmbëngulë se ai fitoi zgjedhjet dhe tha se Netanyahu duket se e ka harruar “mbështetjen e pashtershme” që kishte prej tij.

Trump nuk është presidenti i parë amerikan që e identifikon Netanyah-un si një pengesë për paqen.

Ish-presidenti Bill Clinton tha në vitin 2014 se nuk kishte gjasa që Netanyahu të ishte “tipi” për të hyrë në një marrëveshje paqeje. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit