14.8 C
Pristina
Monday, September 16, 2024

Tronditet Dubai: ç’ndodhi në Portin Jebel Ali

Më të lexuarat

Një shpërthim i fuqishëm tronditi Dubain të mërkurën mbrëma. Sipas informacionit të parë, shpërthimi ndodhi në një cisternë nafte në portin e Jebel Ali.

Ambulanca dhe zjarrfikëse u drejtuan për në vendin e ngjarjes, në jug të Dubait në rrugën kryesore që çon në Abu Dhabi, raportojnë agjencitë.

Departamenti i marrëdhënieve me publikun i qytetit të Dubait foli për këtë çështje dhe theksoi se shpërthimi ndodhi pasi një zjarr shpërtheu në një kontejner në një anije të ankoruar në portin e Jebel Ali. I njëjti burim njoftoi se zjarri ishte nën kontroll dhe se askush nuk u vra ose u plagos nga zjarri dhe shpërthimi.

Jabal Ali është një nga portet më të rëndësishëm dhe më të ngarkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili përdoret për të transportuar naftë. Eshtë gjithashtu një nga portet më të mëdha në botë dhe më i madhi në Lindjen e Mesme. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit