Pamje tronditëse të refugjatëve sirianë dhe afganë janë publikuar nëpër mediet botërore.
100 metra para se të mbërrinin në ishullin grek Lesbos, varka e gomës është shfryer duke rrezikuar seriozisht jetët e refugjatëve.
Incidente të tilla, të refugjatëve që tentojnë të kalojnë nmë Evropë përmes varkave, shpesh kanë përfunduar fatalist.
Sipas vlerësimeve, vetëm këtë vit rreth 3,000 refugjatë kanë humbur jetët gjatë përpjekjeve për të kaluar në Evropë përmes Mesdheut dhe rrugëve ballkanike.