1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Tronditëse/ Historia e trishtë pas fotos që shokoi botën

Më të lexuarat

Kjo foto që ka shokuar botën, tashmë është normalitet në Siri. Një vogëlushe e pajetë, e mbuluar nga pluhuri, sapo është nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë së bombarduar nga avionët luftarakë rusë.

Sipas gazetës gjermane “BILD” shkruan se, fotoja është bërë në qytetin Al Sahharah.

Avionët rusë bombarduan disa shtëpi, mes tyre edhe atë të Mohamed K. Ky i fundit thotë se ishte në punë në një servis makinash, kur i telefonoi vëllai.

“Më tha se po bombardonin rusët dhe duhet të vija shpejt. Pastaj u ndërpre”.

Ai thotë për “BILD” se, 15 minutat deri te shtëpia iu dukën më të gjatat në jetë. Kur mbërriti pa të vdekur gruan, djalin 3 vjeç, Khaled dhe vajzën 2-vjeçare Asma. Pranë tyre ishte edhe trupi i pajetë i vëllait që i kishte telefonuar.

Ai humbi ndjenjat. Një fqinj i nxori trupat nga shtëpia.

Me zë të dridhur, ai tha për gazetën: ‘Dëshiroj që Putini dhe Asadi ta gjejnë fundin nën rrënoja si familja ime’.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit