2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Trofeu

Më të lexuarat

Ka filluar sezoni i ekskurzioneve e më pastaj edhe i festimit të maturës nga maturantët e sivjetsh. Çdo prind ka gëzim se fëmiu i tij është rritur dhe tani më fillon të kompletohet gjithë aimund, ajo sakrificë të përmbushet me krijimin e një personaliteti sa të kompletuar aq dhe të edukuar dhe një krenari e prindit me fëmiun në fjalë.
Po ja që fillimi i festimit të gjithë kësaj me një ekskurzion sot e me një maturë nesër na bën të brengosur. Vallë si do jetë përfundimi i këtyre 18 vite sakrificë, mund e lodhje bile edhe ndonjë natë pa gjumë, dërgimi nëpër kurse të ndryshëm, orë plotësuese, palestër sportive, kilometra rrugë të përbashkëta si e si për ta bërë një personalitet të sukseshëm e të ngritur intelektualisht dhe mendje të shëndoshë, me moral dhe me një patriotizëm të theksuar që ti shërbejë Zotit, familjes dhe kombit?! Një ekskurzion apo një maturë i rënon 18 vite punë sistematike, për një natë të zhbëhet, të humbet dhe të ketë pasoja të cilat do të barten tërë jetën. Sikur mos ti lëshonim fëmijë do të na akuzonin si fanatik, njerëz që nuk i kuptojnë gjërat, të prapambetur bile ndoshta edhe si ekstremistë e krejt kjo edhe të reflektohet te sytë e fëmijëve se prindi në momentet e fundit të jetës adoleshente ndalon të grumbullohen bashkë shokët dhe shoqet e të tjerë të cilët ndoshta një numër bukur të mirë nuk do të takoj më apo edhe ndonjë akuzë tjetër. Por prindi është prind dhe gjithçka bën për fmiun e bile vetveten e lë mangut. Ku qëndron problemi, pse gjitha këto fjalë, këto derte, këto hamendje? Për arsye se, gjënë më të shtrenjtë për një moment ua japim amanet organizatorit, mësuesit, përgjegjësit që të mbron fëmiun gjatë këtyre ndodhive. Vallë, a thua do ta çojnë në vend këtë besim apo do të tradhtojnë çiltërsinë e fëmiut si personalitet që kurrë nuk ka treguar apo paraqitur sjellje ose punë devijante me të cilën punë do të ndjeheshim në sikle, për mos të thënë të pakënaqur e herë herë të zhgënjyer. Mund të ndodh personi që kurrë nuk ka shijuar alkoolin e sot të bahet tapë; personi që kurrë nuk ka sharë sot të flliqë fjalorin; personi që kurrë nuk ka përdorë lëndë narkotike e atë sot ta provon; apo Zoti të ruajë, personi që kurrë nuk ka bërë zina (amoralitet) e sot të bie në të, bile edhe të krenohet me ndonjë trofe të ndonjë vaze që ajo e ka ruajtur me xhelozi plot 18 vite?! Dikush mund të thotë se, pak punë, lëri se janë të ri, një përvoj më shumë. Po, a pyeteni si do të ndihet ai prind kur do e kuptoj këtë, si do të arsyetohet te dhëndri i ardhshëm?! Çfarë edukatore mund të jetë ajo nesër, apo kjo punë mos i bëhet ves e të përfundon ndonjë shtëpi publike?! Na ruaj Zot nga këto përfundime. Krejt në fund, këto mendime dhe shqetsime mos ti ndodhin askujt dhe këto investime 18 vjetëshe të mbarojnë me sukses për një individ të shëndosh, familje të shëndosh dhe komb të shëndosh, më mirë sot të bisedohet sa nuk është bërë vonë .Të jemi të qartë, kemi folur për mundësitë e ndodhitë e gjërave të pahijshme dhe dëshirojmë që gjërat të shkojnë mirë ashtu si duhet të jetë produkti final i një investimi, e jo një ekskurzion apo maturë të shkatërroj gjithçka.

Nga Kenan Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit