1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Triniteti Krishtër: Paganizmi maskuar si fe monoteiste!

Më të lexuarat

Besimi në tri zotra është një formë e qartë e paganizmit dhe besimtarët e kësaj bindjeje nuk mund të cilësohen si monoteistë. Asnjë fe që e ka këtë si bindje kryesore dhe themelore nuk mund të cilësohet si fe monoteiste.

Triniteti është i hershëm dhe nuk është specifik për fenë nasara (1). Përkundrazi, triniteti ka hyrë në fenë e nasarave duke u inspiruar nga fetë tjera pagane, shumë vite pas Isaut, paqja, bekimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të (Jezusin). Andaj, nuk mund të pranohet si besim në të cilin ka thirrur ky Pejgamber i nderuar.

Në Babiloni “në fillim kishte mbi 600 hyjni që adhuroheshin”, ku më pas “një prej çështjeve që tërheq vëmendjen është dalja në shesh e trinitetit të zotave të mëdhenj.”

“Gjithashtu, në panteonin hitit ka bërë pjesë edhe triniteti Sin, Shamash dhe Ishtar, zota të hënës, diellit dhe yjeve.”

“Sipas njoftimeve të vitit 753 para e.s., të arritura deri në kohën tonë, triniteti më i lartë dhe më i vjetër i qytetit të vjetër të Romës, qytet ky i themeluar nga dy vëllezërit binjakë, Romulus dhe Remus, përbëhej prej Jupiterit, Marsit dhe Quirinusit.”

Edhe në hinduizëm vërejmë besimin në trinitet ku “Brahma konsiderohet si zot më i madh, më i lartë, zot i zotave. Ai është një dhe i vetëm, por në të njëjtën kohë ndahet në tri funksione, duke marrë formën e tre zotave… kjo trini na kujton çështjen e trinitetit në krishterimin aktual (e drejtë të thuhet nasaratizmi), në të cilin pretendohet se tre përfshihen në një (Ati, i Biri dhe Shpirti i Shenjtë).”

Prandaj, triniteti si doktrinë besimore është shumë më i hershëm se feja nasaratiste dhe kjo është një dëshmi e qartë se nasaratizmi ka pësuar devijime thelbësore në çështjet e besimit, duke u larguar nga monoteizmi dhe duke përqafuar trinitetin nga paganizmi.

Në Bibël ka sinjale të qarta ku pohohet se Jezusi propagandonte në misionin e tij monoteizmin e pastër dhe në asnjë mënyrë trinitetin idhujtar.

Tek Ungjilli sipas Mateut lexojmë se si djalli e tundon Jezusin ku thuhet:

“Djalli e çoi sërish në një mal shumë të lartë, ia dëftoi të gjitha mbretëritë e kësaj bote dhe madhërinë e tyre e i tha: Të gjitha këto do t’i jap nëse bie përmbys para meje e më adhuron.

Atëherë Jezusi tha: Ik, o djall, sepse Shkrimi i Shenjtë thotë: Adhuro Zotin, Hyjin tënd, dhe shërbej vetëm Atij!” (2)

Nga ky tekst biblik nxjerrim këto pyetje që na çojnë në përballjen e këtij teksti biblik me pyetje sfiduese, ku rezultojnë mësime të qarta që e udhëzojnë drejt e vërtetës, duke qenë të distancuar prej fanatizmit dhe inatit:

Nëse Jezusi është zot, si u bë që djalli krijesë ta tundojë Zotin? Si djalli krijes i thotë zotit Jezus të më adhurosh mua për zot nëse ai është krijes e tij? Çfarë kuptojmë se edhe djalli e dinte se Jezusi nuk ishte zot?

E fundit, kur djalli i tha Jezusit të më adhurosh mua, Jezusi ja bëri me dije se nuk duhet të adhuroj ty, se je krijes, por duhet të adhuroj Zotin ashtu siç është urdhëruar në Shkrimin e Shenjtë: “Adhuro Zotin, Hyjin tënd, dhe shërbej vetëm Atij!”

Kjo tregon se Jezusi nuk pranoi të adhurojë krijesën, përkundrazi e bëri të qartë se ai adhuron Zotin e vetëm duke qenë shërbëtor i Tij.

Sipas doktrinës së trinitetit nasaratistë, Jezusi është zot dhe sikur Jezusi të propagandonte trinitetin do t’i thonte djallit: “Ti je krijes e imja, andaj ti dhe të gjitha krijesat jeni të urdhëruar të më adhuroni mua, Atin tim dhe Shpirtin e Shenjtë. Në të tre jemi zota që e përbëjmë një zot të vetëm?!”


  1. Nasaratizmi njihet me emrin krishterimi, por e drejtë është t’i quajmë ashtu siç i ka quajtur Allahu në Shpalljen e Tij, pra nasara.
  2. Bibla katolike e përkthyer nga dom Simon Filipaj, Besëlidhja e Re, Ungjilli sipas Mateut 4/8-10.

TRINITETI KRISHTERË
Përgatiti: Hoxhë Adem Avdiu, Allahu e Ruajtë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit