Tridhjetë përqind e rusëve tashmë identifikohen si myslimanë
Tridhjetë përqind e rusëve tashmë identifikohen si muslimanë, sipas një sondazhi të ri të kryer nga agjensia e marketingut ZoomMarket, vetëm 12 për qind më pak se 42 për qind që thonë se janë të krishterë ortodoksë. Rreth 18 për qind thonë se janë ateistë, ndërkohë që kategoritë e tjera mbeten në përqindje njëshifrore.
Kështu, tre përqind e rusëve thonë se janë katolikë, dy përqind thonë se janë protestantë ose Besimtarë të Vjetër (Old Believers), dhe një për qind identifikohen si budistë, çifutë, grekë katolikë ose sllavë paganë.
Vendet më ortodokse kanë dalur të jenë Samara, ku 57 përqind thanë se ishin të krishterë ortodoksë, Nizhny Novgorod dhe Perm (53 përqind), Novosibirsk (49 përqind), Shën Petersburg dhe Krasnoyarsk (43 përqind), Voronezh (41 përqind).
Vendet më myslimane ishin Kazan (72 përqind), Krasnodar (43 përqind), Voronezh (31 përqind), Yekaterinburg (29 përqind), Krasnoyarsk (28 përqind) dhe Moska (26 përqind). Dhe më “ateistët” ishin Shën Petersburg (26 përqind), Voronezh dhe Jekaterinburg (23 përqind), Krasnoyarsk (22 përqind), Moska (21 përqind) dhe Novosibirsk (18 përqind).
Është interesante edhe një tregues tjetër, se një e treta e të gjithë atyre që u pyetën thanë se do të votonin për një parti fetare nëse dikush do të vihej në dispozicion./tesheshi.com/