Tribunë fetare me rastin e përkujtimit të ngjarjes së jashtzakonshme të Israsë dhe Miraxhit
Mbrëmë, pas namazit të akshamit në Xhaminë e Hadumit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë organizoi Tribunë fetare me rastin e përkujtimit të Natës së Israsë e Miraxhit.
Mbrëmja nisi me leximin e një pjese kur’anore nga hafizi i nderuar Dr. hfz. Safet ef. Hoxha, që e zbukuroi atmosferën me ajetet nga Kurani.
Më pas, Kryetari i KBI në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë tribunë vlerash me rastin e përkujtimit të kësaj ngjarjeje të shënuar në jetën e Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.
Në fjalën e tij kryetari Myrta potencoi rëndësinë e kujtimit të kësaj ngjarjeje dhe mësimet që duhet të marr secili besimtarë prej saj në hirësinë e kësaj Xhamie shumë shekullure, ku na paraprinë në besim dhe përkujtime gjithë ata besimtarë.
Ligjeratën e kësaj mbrëmje e mbajti Kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Dr. Ajni Sinani, përmes së cilës shpjegoi ngjarjen e Irsasë e Miraxhit nga konteksti bashkëkohor, nga e cila çdo besimtarë mund të nxjerrë mësim.
Programin e begatuan me Ilahi dhe salavate dy myezinët e Xhamisë së Hadumit, Erkan Önder dhe Muhsin Hoxha.
Në mbyllje të programit imami veteran Esat ef. Rexha këndoi një pjesë nga mevlydi.
Programi u përfundua me nje? dua me shumë kuptim me të cilen u lut kryeimami Visar ef. Koshi.