1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Tri sprovat që njeriu sprovohet për çdo ditë me to!

Më të lexuarat

Çdo ditë dhe natë, biri i Ademit sprovohet me tri sprova, prej të cilave mund të mos nxjerrë mësim.
Ato janë:

Sprova e parë

Çdo ditë jeta e tij shkurtohet. Atij nuk i bën përshtypje që kjo ditë e jetës së tij iku. Por kur pasuria i pakësohet, ai shqetësohet dhe nuk e zë gjumi. Pasuria zëvendësohet (kompensohet)…. por mosha nuk kompensohet (nuk kthehet prapë!)

Sprova e dytë
Çdo ditë, ti ushqehesh me riskun e Zotit. Nëse ushqehet me hallall, do pyetet për të,… por nëse është haram, do të ndëshkohet për të…..Ai nuk e di fundin e llogarisë.

Sprova e tretë
Çdo ditë, biri i Ademit i afrohet botës tjetër (Ahiretit)….. dhe largohet pak e nga pak nga kjo botë…. Megjithë këtë, ai nuk i kushton rendesi botës tjetër të përjetshme, ashtu siç i kushton jetës së kësaj bote të përkohshme; ai nuk e di, a do të jetë prej banorëve tëXhenetit apo të Zjarrit?!

O Allah, mos e bëj këtë jetë preokupimin tonë më të madh! Na mbro prej zjarrit të Xhehenemit, dhe bëje që Xheneti të jetë vendqëndrimi ynë!

Kjo është e vërteta! Ty nuk të sjell dobi vetëm se namazi!
Nëse shikon se kapaku i Kuranit është mbuluar nga pluhuri, qaj për veten tende!; sepse, kush e lë leximin e Kuranit tre ditë pa arsye, quhet braktisës…!

Dynjaja është tre ditë:

E djeshmja të cilën e jetuam e nuk kthehet më
E sotshmja të cilën e jetojmë, por që nuk do zgjasë shumë
E nesërmja: nuk e dimë se ku do të jemi.
Prandaj:
Shtrëngoji duart me të tjerët, toleroji ata dhe jep lëmoshë!

Ti, unë dhe ata, të gjithë ne jemi udhëtar!

O Allah, na dhuro një përfundim të mirë, triumfin me Xhenet dhe shpëtimin nga zjarri i Xhehenemit!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit