13.3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ç’po fshihet pas dërgimit në arrest shtëpiak të Pantiqit?

Më të lexuarat

Avokati Asdren Bytyqi, ka reaguar në rrjetin social Facebook, pasi Pantiq u dërgua në arrest shtëpiak. Ai ka shkruar: “Propozimi i Prokurorisë Speciale për dërgim në arrest shtëpiak të Pantiqit si fakt, paraqet disa tregues të rëndësishëm politik të situatës së tanishme dhe raportit të forcave të brendshme dhe të jashtme. Së pari, ky propozim tregon se Qeveria nuk ka asnjë pushtet real mbi sistemin prokurorial apo kordinim për nevojën e mbrojtjes së interesit shtetëror në këtë kohë kritike. Së dyti, udhëheqja e Prokurorisë Speciale dhe Këshillit Prokurorial, vendimet lidhur me çështje të tilla kritike, me prapavijë politike anti shtetërore dhe anti kombëtare, i merr sipas direktivave dhe kërkesave të fuqive të mëdha ndërkombëtare (ShBA-të), e jo Qeverisë së Kosovës, pra Qeveria nuk ka autoritet tek ta sa ndërkombëtarët, që nuk ngjan tek shtetet e tjera në situata të tilla. Së treti, ky vendim tregon që plani Amerikan për ç’tensionimin e situatës, përmes lirimit të Pantiqit është pjesë e planit amerikan, përmes të cilit ju heq serbëve pretekstet zyrtare për vendosjen e barrikadave, duke i deligjitimuar Serbisë kauzën viktimizuese dhe konfliktuoze në veri, dhe duke i hapur shteg përdorimit të diplomacisë kërcënuese dhe afatizuese ndaj Beogradit, për të parandaluar konfliktin e mundshëm ushtarak. Së katërti, se Qeveria e Kosovës nuk ka strategji të njejtë politike me ShBA-të, lidhur me zgjidhjen e krizës në veri. Dhe së pesti, se plani Amerikan si duket do të funksionojë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit