3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tri ditë nga zhdukja e policëve në lumin Lepenc, asgjë e re për fatin e tyre

Më të lexuarat

Po bëhen tri ditë që kur dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena, janë zhdukur pas një vetëaksidenti në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit ku përfunduan në një humnerë mbi 100 metërshe.

Kërkimet për gjetjen e trupave të tyre do të vazhdojnë edhe sot, ndërkaq deri më tani nuk ka asnjë informacion të ri rreth këtij rasti.

Kështu ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Deri më tani nuk ka asnjë informacion të ri rreth policëve të zhdukur. Kërkimet do të vazhdojnë edhe sot, ato do të nisin në orën 09:00 dhe do të vazhdojnë gjatë tërë ditës”, ka thënë Gashi.

Kujtojmë se deri më tani nga lumi Lepenc është nxjerr vetura në të cilën gjendeshin dy policët.

Në ndihmë për kërkimin e dy policëve, përveç Policisë së Kosovës, Zjarrfikësve dhe FSK-së, është angazhuar edhe KFOR-i.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit