Vritet me thikë një 13-vjeçar nga Ballshi. Burime zyr tare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit bënë me dije se ngjarja ndodhi mbrëmë, rreth orës 22:30.
Mësohet se minoreni Xhevahir Lamaj është përfshirë në një sherr të çastit me bashkëmoshatarin dhe njëkohësisht shokun e tij, B.L. Në grindje e sipër, Y.K. ka nxjerrë thikën dhe ka goditur Lamajn në zemër. Për pasojë 13-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka vënë në pranga autorin e krimit./koha/kohaislame