12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Bukoshi e Haraqija do të largohen nga Qeveria

Më të lexuarat

Bujar Bukoshi e Astrit Haraqija do të largohen nga Qeveria e Kosovës më së largu deri të hënën.

Burime të “Kohës Ditore”, të afërta me kryeministrin, kanë thënë se për shkak të aktakuzave të ngritura nga Prokuroria kundër zëvendëskryeministrit Bukoshi dhe zëvendësministrit të Financave Haraqija, ata do të shkarkohen nga detyrat përkatëse që mbajnë në ekzekutivin Kosovarë.

Dy anëtarët e listës “Ibrahim Rugova”, që udhëhiqet nga Ukë Rugova i cili me një mandat deputeti ka arritur t’i marrë tri pozita të larta në Qeveri, në kuadër të koalicionit qeverisës, akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe ajo e Qarkut të Prishtinës për shpërdorim të detyrës zyrtare. Njëri për veprimet që po cilësohen kriminale për punën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, e tjetri për ato në Ministrinë e Kulturës, të Rinisë dhe Sporteve.

“Nëse z.Bukoshi nuk jep dorëheqje deri të hënën, atëherë vendimin për shkarkimin e tij do ta marrë kryeministri”, i ka thënë ky burim gazetës.

Por, ka gjasa që shkarkimin ta evitojë zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi. Ai nuk e ka përjashtuar dorëheqjen si veprim politik për tu ballafaquar me drejtësinë. Në një bisedë telefonike të premten, Bukoshi ka thënë se po i shqyrton të gjitha opsionet dhe posa të marrë zyrtarisht aktakuzën do të vendosë për hapat e mëtejshëm.

“Së shpejti edhe në atë drejtim do të jeni të informuar me kohë. S’e kam atë problem. Unë mendoj që gjithçka do të shkojë ashtu si është në natyrën time, në mënyrë dinjitoze. Nuk do të ketë kurrfarë problemi për mua”, ka deklaruar Bukoshi.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Financave, Astrit Haraqija – i cili po ndiqet penalisht për shpërdorim të detyrës zyrtare – e ka bërë të qartë se nuk do të japë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit të Financave. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit