0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tregtia e jashtme e Shqipërisë, Turqia merr vendin e parë

Më të lexuarat

Lufta në Ukrainë dhe kriza e çmimeve po ndryshojnë gjeografinë e tregtisë së jashtme të Shqipërisë, raporton A2 CNN.

Turqia është kthyer në vendin kryesor nga i cili Shqipëria importon më shumë mallra duke zëvendësuar kështu Italinë që tradicionalisht që ka mbajtur këtë pozicion. Rusia, që deri vitin e shkuar mbante pozicionin e katërt për sa i përket origjinës së mallrave të blera ka zbritur shumë pozicione duke u zëvendësuar nga Arabia Saudite apo Serbia.

Në vetvete, tregtia me Rusinë është tkurrur ndjeshëm. Si pasojë edhe e sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria ka importuar shumë më pak mallra nga “federata”.

Rënie të ndjeshme kanë pësuar edhe importet nga Ukraina. Nga vendi i përfshirë në luftë që prej 24 shkurtit janë blerë në 7-muaj mbi 6 mijë ton mallra më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më para, teksa “kontinenti i vjetër” gjendej në paqe.

Bashkë me devijancat në gjeografinë e importeve si pasojë e konfliktit në lindje të Europës, me krizën e çmimeve nëpër këmbë, ka ndryshuar edhe profili i mallrave dhe shërbimeve më së shumti të importuara.

Nëse një vit më parë, importet ishin të përqendruara te ushqimet, pijet, duhani, makineritë e pajisjet, mineralet e lëndët djegëse apo produktet kimike dhe materialet e nderimet, tani përparësi në blerje ka energjia elektrike, karburantet e metalet e më pas vijnë ushqimet, tekstilet apo prodhimet e drurit. E pandryshuar ka mbetur deri më tani gjeografia e importeve nga vendit e Rajonit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, kryeson Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi e Bosnje-Hercegovina, përfundon A2 CNN.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit