Kuvajtiani Yaser AlBahri, udhëtoi për në Amerikë për studimet e larta të doktoraturës. Hapi atje një zinxhir kafenesh të suksesshme në shtetin e Floridës, përpara se të akuzohej nga një punonjëse e tij, për ngacmim seksual që kështu ajo të arrinte të përfitonte para.
Yaser refuzoi që t’i jepte para në këmbim të tërheqjes së akuzës ndaj tij, për një krim që ai nuk e kishte kryer. Atëherë, u gjykua me 20 vjet heqje lirie, edhe pse kishte mungesë provash ndaj tij.
Në burg, gjendja e Yaser ndryshoi shumë, mësoi disa gjuhë dhe u bë thirrës në Islam, prej tij pranuan Islamin rreth 500 të burgosur, shumica me origjinë latine. Kjo gjë bëri që drejtoria e burgjeve ta transferonin në më shumë se 5 burgje të ndryshëm, edhe pse kishte sjellje të mirë dhe gëzonte respektin e të burgosurve.
Pas 15 vjetësh burg, u zbulua pas një hetimi të zgjeruar se ai ishte i pafajshëm dhe menjëherë u lirua, për t’u kthyer në Kuvajt e të bëhej autori i 12 libra.
Kur lexon mbi historinë e Yaser, të bëhet e qartë pikëpyetja, edhe pse të bën konfuz, në ajetin
“…ne, me të vërtetë, shohim se ti je prej njerëzve bamirës” të sures Jusuf, 36.
Si ka mundësi që një njeri i burgosur padrejtësisht të qëndrojë i mirë pavarësisht gjithçkaje?!
Këtu sqarohet se:
‘Njerëzit e mëdhenj qëndrojnë të mirë e bamirës, pavarësisht rrethanave.’
Marrë nga ‘Personalitylist.com’
/isyourlife_AN