1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tregim – Përmirëso të metat tua para se t’i përmirësosh të metat e të tjerëve.

Më të lexuarat

Një çift bashkëshortor kaluan në shtëpinë e re.
Çdo ditë derisa hanin mëngjesin, gruaja duke shikuar përtej dritares, i thoshte burrit të saj:
Rrobat e fqinjës nuk janë edhe aq të pastra, sigurisht ajo përdor detergjent të llojit të lirë. Kështu ajo vazhdonte çdo ditë.
Pas një muaji, ajo u çudit kur pa rrobat e fqinjës shumë të pastra dhe i tha burrit të saj: Shiko, më në fund, fqinja e mësoi se si duhet pastruar rrobat.
Kurse burri ia ktheu: E nderuar, jam zgjuar herët në mëngjes dhe kam pastruar xhamat e dritareve nga ku shikon ti çdo ditë.
Përmirëso të metat tua para se t’i përmirësosh të metat e të tjerëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit