TREGIM NGA SPITALI
“Kam operuar një fëmijë 2.5 vjeç, operacion i cili zgjati diku rreth, 18.5 orë.
Presioni i gjakut ishte shumë i ulët, gjendja e tij ishte shumë kritike, temperatura e tij është shumë e ulët, presioni i gjakut ishte diku rreth 40 ose 30, pulsi ishte shumë i dobët, u lodha, ndaj i thashë koleges që t’i largonte duart.
Ne kemi bërë pjesën tonë, kemi qenë me të për 18 orë, Allahu si duket nuk paska urdhëruar që ai të jetojë. Nëse zemra e tij ndalon, mos bëni masazh të zemrës, ka mbaruar.
Shkova në dhomën e reanimacionit dhe gjithçka që mund të mendoja ishte Umm Muhamed. Thash, do të shkoj në shtëpi për të ngrënë atë që ajo përgatiti, Allahu e mëshiroftë atë, atë dhe prindërit e saj. E lus Allahun ta falë atë, dhe çdo grua si ajo, që i shërben burrit të saj ashtu siç më ka shërbyer ajo mua.
Në kokën time, gjithçka kishte mbaruar…
Po mbaja derën e dhomës, doja të largohesha, kur gruaja bërtiti:
“Doktor, vajzën time nuk e ka zënë gjumi, a mundeni t’i lexoni Kur’an-rrukje?”
Unë thashë: “Çfarë?”
Ajo më thotë:
- A mundeni t’i lexoni Kur’an-rukje?
Unë përsëri e pyeta: “Çfarë?”
Ajo më thotë përsëri: - A mundeni t’i lexoni Kur’an, para se të shkoni në shtëpi?”
Unë kthehem 180 gradë dhe shkoj tek fëmija i operuar. Kisha harruar një shkak të shërimit. I kisha marrë të gjitha shkaqet përveç kësaj.
Shkova tek ai dhe vendosa dorën e djathtë në plagën e tij. Allahu më frymëzoi me këtë lutje:
“Lus Allahun e Madhërishëm, Zotin e Arshit të Madhë dhe të Madhërishëm, që t’ju shërojë.”
(Shejh Albani tha se hadithi është i vërtetë, “Sahihul Xhami”, 6388)
Kur e thashë këtë për të pestën herë, presioni tashmë ishte 100, kur e thash herën e shtatë, presioni ishte 120.
Gjërat ndryshuan.
U ula. Shikoja temperaturën të ngritej dhe të kthehet në normalitet, mendova: tani do të urinojë. Ashtu edhe ndodhi, ai urinoi!
Kush e ringjalli? Kush është shkaktari? Kush…?
Kush tjetër pos Allahut tonë të Mëshirshëm!
Prandaj, asnjëherë mos e humbë shpresën tek Allahu, lute Zotin tëndë për çdo nevojë, Allahu t’i pranoftë lutjet e hajrit!”
Dr. Halid El-Xhubejr.
Përktheu: Hoxhë Irfan Salihu