1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Treg prapa Pallatit të Rinisë

Më të lexuarat

Janë bërë tri javë qysh kur ka filluar të mbahet një treg prapa Pallatit të Rinisë. Ky treg është publik, sipas zyrtarëve komunalë, funksionaliteti i tij do të jetë i përkohshëm.

“Edhe ky treg do të jetë i përkohshëm, derisa të ndërtohet tregu i ri”, ka thënë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimeve Publike, Habib Qorri.

Të martën, ai ishte ndër tregjet mjaft të vizituara në kryeqytet. Megjithëse gjërat e vjetra, shumica të përdorura, si këpucë dhe veshmbathje, qytetarët po e vizitonin atë me të madhe.

“Jemi lodhur nga xhepi, prandaj po shëtisim dhe po provojmë çdo vend mos po mund të furnizohemi me ndonjë mall më të lirë që na e mbulon paga”, ka thënë banorja e Prishtinës, Mihane Aliu, derisa ishte afruar në një tezgë në të cilën shitësi po bërtiste vazhdimisht “rroba një euro”. 

Në lidhje me këtë treg, Qorri ka thënë se Komuna nuk përfiton shumë, por meqë hapësira aty ka qenë e lirë, u është lejuar që të tregtojnë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit