Ekipi i televizionit Alsat jozyrtarisht mëson për tre viktima si pasojë e aksidentit në autostradën Shkup- Tetovë, ndonëse bilansi mund të jetë edhe më i madh. Ndërkaq personat e lënduar po transportohen në Qendrën Klinike në Shkup dhe në Spitalin 8 shtatori në Shkup.
Rreth orës 17:00 në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë është rrokullisur një autobusë. Të gjithë udhëtarët kanë mbetur të ngujuar brenda autobusit dhe po presin intervenimin e ekipeve të shpëtimit. Deri tani tre ambulanca dhe disa ekipe policore si dhe një ekskavator privat janë angazhuar në shpëtimin e personave. Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit. Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu është duke shkuar në vendin e ngjarjes.
https://youtu.be/fp1_S4UI_s8