4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Tre të vrarë nga të shtënat në një shkollë në Bosnjë e Hercegovinë

Më të lexuarat

Mediat lokale raportuan se autori i sulmit ishte i punësuar në shkollë ndërsa personat që ai vrau janë drejtori, sekretari dhe mësuesi i shkollës

SARAJEVË (AA) – Tre persona humbën jetën dhe sulmuesi u plagos rëndë në një sulm të armatosur në një shkollë në Sanski Most të Bosnjë e Hercegovinës, transmeton Anadolu.

Një sulmues i armatosur shkoi në një shkollë në Sanski Most, Kantoni Una-Sana (USK) dhe qëlloi 3 persona në ndërtesë. Tre punonjësit e shkollës humbën jetën në vendngjarje.

Sulmuesi, i cili u konstatua se ishte punonjës i shkollës dhe më pas qëlloi veten, mbeti i plagosur rëndë.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë së USK-së, Adnan Beganoviq tha se personi i armatosur erdhi në shkollë, vrau 3 persona me një armë automatike dhe më pas qëlloi veten.

Ai theksoi se sulmuesi ishte plagosur rëndë dhe u dërgua në spitalin e Banja Llukës dhe se mblodhën prova lidhur me incidentin.

Mediat lokale raportuan se autori i sulmit ishte i punësuar në shkollë ndërsa personat që ai vrau janë drejtori, sekretari dhe mësuesi i shkollës.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit