2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Tre të plagosur nga shpërthimi i minës

Më të lexuarat

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një mine në fshatin Çerem në Mal të Zi, në kufi me Tropojën, në zonën e njohur si Piramida 23. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, 10 metra larg nga vija kufitare, kur tre shtetas shqiptarë nga Mali i Zi, teksa udhëtonin me një mjet, kanë hasur në një minë, e cila ka shpërthyer duke i plagosur të tre personat që ndodheshin në automjet.

Lajmi konfirmohet nga policia e Qarkut të Kukësit, e cila sqaron se fillimisht kanë qenë banorë të zonës që kanë njoftuar strukturat e policisë shqiptare, dhe më pas është bërë transportimi i të plagosurve drejt spitalit të Bajram Currit, si pika më e afërt ku mund të merrnin ndihmën mjekësore.

Dy nga të plagosurit janë Smajl Prelvuka, 37 vjeç, dhe Arben Muja, 25 vjeç, ky i fundit në gjendje më të rëndë shëndetësore është transportuar me urgjencë me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, raporton BalkanWeb.

Mësohet se të plagosurit ishin nisur të vizitonin të afërmit e tyre në Tropojë, ndërsa dyshohet se mina ku ka ndeshur vetura ka mbetur që prej luftës në Kosovë, në vitin 1999.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit