Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas të Serbisë të përfshirë në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’.
Në njoftimin e policisë thuhet se pas informatave që ka marrë PK-ja, ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në fshatin Gurakoc të Istogut, në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar 19 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të cilat pas matjes kanë rezultuar të jenë me peshë mbi 9 kg.
Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.