0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

TRE PACIENTË TË SHTRIRË NË QKUK NGA VIRUSI I NILIT

Më të lexuarat

Tre pacientë janë duke marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pas konstatimit të mjekëve se janë të prekur nga Virusi Perëndimor i Nilit.

Përfaqësues të Klinikës Infektive në këtë qendër kanë bërë të ditur për gazetën se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar ndonjë rast i ri që ka kërkuar trajtim në këtë qendër me simptoma të këtij virusi.

Shemsedin Dreshaj, drejtor i Klinikës Infektive në QKUK, ka thënë se dy pacientë me këtë virus janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa edhe pacienti i tretë që si pasojë e prekjes nga ky virus kishte rënë në gjendje kome, Dreshaj tha se ka dalë nga koma dhe tani ndodhet në një gjendje kompatibile.

Ai ka theksuar se kjo klinikë është e përgatitur për të trajtuar rastet që mund të vijnë të prekura nga irusi i Nilit. Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar rreth këtij virusi, i cili mund të shkaktojë sëmundje fatale neurologjike te njerëzit. Sipas këtij instituti, përafërsisht 80 për qind e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë.

Virusi i Nilit perëndimor transmetohet te njerëzit kryesisht nëpërmjet kafshimit të mushkonjave. Për këtë virus nuk ka të dokumentuar asnjë rast të bartjes nga njeriu në njëri të VNP nëpërmjet kontaktit të zakonshëm.

Simptomat e këtij virusi përfshijnë temperaturë, dhembje koke, lodhje dhe dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike. Simptomat e sëmundjeve të rënda (të quajtura edhe sëmundje neuro-invazive, si encefaliti i Nilit Perëndimor ose Poliomieliti i Nilit Perëndimor) përfshijnë dhembje koke, temperaturë, shtrëngim në qafë, shtangie, dezorientim, komë, dridhje, konvulsione, dobësim të muskujve,dhe paralizë.

Sëmundja serioze mund të shfaqet tek njerëzit e secilës moshë, mirëpo njerëzit mbi moshën 50 vjeçare dhe personat me imunitet te zbehur (p.sh. pacientët me transplantime) janë në rrezik të madh që të sëmurën rëndë pas infektimit me VNP.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit