-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Tre liderët shqiptarë nga Maqedonia që agjërojnë

Më të lexuarat

Me rastin e muajit të Ramazanit, disa nga liderët politik dhe politikanë janë agjërues tradicional, që çdo vit e plotësojnë këtë obligim fetar.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi si dhe deputeti i LSDM-së Muhamed Zekirijanë liderët që respektojnë me përpikëri rregullat e Ramazanit duke mos ngrënë e as pirë prej lindjes e deri në prarimin e diellit. Përveç tyre, agjëron edhe kryetari i RDK-së, Vesel Memedi.

Ndërsa sa i përket kryetarit të LR-PDSH, Ziadin Sela, ai nuk ka arritur që të agjërojë këtë vit, për shkak të terapive intensive me ilaçe që i pranon pas sulmit që përjetoi në Kuvend.

Nga BDI nuk bëjnë të ditur se a agjëron lideri i tyre, Ali Ahmeti. Ndërkohë, një numër deputetësh dhe funksionarësh të tjerë janë me Ramazan, e ndër ta më aktiv është deputeti Muhamed Zekiri, që njëherit është edhe haxhi.

Nga ministrat e rinj, siç bëhet e ditur për INA, muajin e Ramazanit e respekton Bujar Osmani, Ramiz Merko, Sadulla Duraku, Arben Taravari, si dhe një pjesë e ministrave të rinj. (INA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit