Shpërbërja tragjike e “Bashkim-Vëllazërimit” që prodhoi 150 rezoluta në OKB
Si sot 30 vite më parë, më 30 maj 1992, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 757, e cila vendosi sanksione të paprecedentë ndaj Jugosllavisë së atëhershme, si fajtore kryesore për luftën në Bosnje. Dhe duhet kuptuar se në kontekst të atyre zhvillimeve, Jugosllavia njesohej me Serbinë. Federatës së “Bashkim-Vëllazërimit” titist po i vinte fundi dhe Serbia, duke marrë frenat e drejtimit politik shtetit të madh ballkanas me 5 republika plus dy krahina(Vojvodina dhe Kosova), mësyu ushtarakisht mbi fqinjët e saj.
13 anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së votuan për vendosjen e një bllokade të plotë ekonomike dhe ndërprerjen e të gjitha lidhjeve shkencore, kulturore dhe sportive me RFJ-në, e cila përbëhej nga Serbia, Mali i Zi dhe Kosova, pasi Sllovenia, Kroacia dhe Maqedonia ishin shkëputur. Askush nuk ishte kundër. Abstenuan vetëm Kina dhe Zimbabveja.
Gjatë viteve 1990, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi më shumë se 150 rezoluta për shpërbërjen e RSFJ-së dhe luftërat, ku një shumë prej tyre parashikonin masa ndëshkuese kundër Jugosllavisë.
Të gjitha rezolutat që vendosnin sanksione ndaj RFJ-së për luftërat në Kroaci e Bosnjë, u miratuan kryesisht njëzëri, me mbështetjen e të gjithë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfshirë Rusinë.
Për çështjen e Jugosllavisë, Moska përdori të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit vetëm në dhjetor 1994, duke penguar miratimin e një rezolute që kërkonte kontroll më të rreptë të kufijve të RFJ-së me Kroacinë dhe Bosnje për shkak të situatës së vështirë humanitare në Bihac.
Në maj 1992, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 757, e cila kërkonte nga shtetet anëtare të:
Pengojnë importin e të gjitha produkteve dhe mallrave nga RFJ;
pengojnë shitjen e të gjitha produkteve të RF të Jugosllavisë (përveç nevojave humanitare);
nuk i vënë në dispozicion RF Jugosllavisë shërbime tregtare, industriale dhe publike, fonde ose burime financiare;
refuzojnë lejen e avionëve nga FR Jugosllavia për t’u ngritur, ulur ose fluturuar mbi territorin e tyre;
ndalimi i mirëmbajtjes ose inxhinierisë së avionëve në RF të Jugosllavisë;
zvogëlojnë nivelin e personelit të saj diplomatik dhe konsullor në RF Jugosllavi;
parandalojnë pjesëmarrjen e ekipeve dhe garuesve që përfaqësojnë RF Jugosllavinë në ngjarje sportive;
të pezullojnë shkëmbimet dhe vizitat shkencore, teknike dhe kulturore.
Të nesërmen, presidenti amerikan Xhorxh W. Bush urdhëroi Ministrinë e Financave të konfiskonte të gjitha asetet e qeverisë jugosllave me vlerë rreth 200 milionë dollarë në atë kohë. Në nëntor të atij viti, një rezolutë e re e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dënoi shkeljet e së drejtës ndërkombëtare – duke përfshirë spastrimin etnik në Bosnje – pengimin e ndihmës humanitare.
Embargoja u hoq në nëntor 1995 pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnje. Megjithatë, i ashtuquajturi “mur i jashtëm” i sanksioneve e pengoi Jugosllavinë të bëhej anëtare e institucioneve ndërkombëtare.
Seria e dytë e sanksioneve ndërkombëtare kundër RF të Jugosllavisë u vendos në vitin 1998 me akuzën e persekutimit të shqiptarëve në Kosovë. OKB vendosi një embargo armësh dhe BE ngriu fondet e qeverisë jugosllave, si dhe ndaloi fluturimet e JAT-it. Më pas vijnë bombardimet e NATO-s në mars 1999. Sanksionet u hoqën gradualisht vetëm pas rënies së regjimit të Slobodan Millosheviçit në tetor 2000. /tesheshi.com/