-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Trashëgimia e Gaddafit

Më të lexuarat

Katër dekada me radhë sundoi Muammar al-Gaddafi mbi jetën publike në Libi. Një vit pas vrajses së tij vendi ndodhet para sfidave të mëdha për ndërtimin e një shteti të ri.
Ai e hiqte veten si mik të francezëve, duke pritur njërin ose tjetrin kryetar shteti dhe në vitet e fundit të sundimit u duk sikur të ishte zbutur pak. Por miq dhe aleatë, udhëheqësi i vetëemëruar i revolucionit libian, Muammar al- Gadaffi kishte kohë që nuk kishte më. Më në fund u pa se ai kishte përkrahur grupe të ndryshme terroriste, herë arabe dhe herë afrikane, dhe në fund u soll brutalisht me popullin e vet. Kështu në Këshillin e Sigurimit të KB, nuk u dha asnjë votë kundër, kur në pranverë të 2011 u votua për ndërhyrjen e NATO-s kundër diktarorit libian. Sulmi ishte fundi i erës së Gadaffit, por pasojat negative të sundimit të tij ndihen ende.

Ndalim i opozitës dhe partive

Libia një vit pas Gaddafit
Nuk është çudi: Katër dekada me radhë i biri i një familjeje beduine pati përcaktuar politikën e Libisë, në fillim si kryetar i shtetit, dhe që prej 1979-ës si udhëheqës i vetemëruar i revolucionit. Pavarësisht kush ishte në kohë të caktuara kryeministër apo president, i gjithë pushteti ndodhej faktikisht në duart e Gaddafit. Partitë ishin të ndaluara, opozita e shtypur. Nga frika e kundërshtarëve të fortë Gaddafi la pas dore infrastrukturën e vendit, për të penguar ngritjen e qendrave të tjera të pushtetshme, madje edhe ushtria ishte praktikisht e paaftë për të vepruar.
Libianët duhet të ngrenë tani struktura dhe institucione krejt të reja politike. “Është sfidë e jashtëzakonshme, ngritja nga e para e gjithë administratës shtetërore, forcave të sigurimit dhe ushtrisë,” thotë Günter Meyer, profesor për gjeografinë ekonomike dhe drejtor i qendrës për kërkime në botën arabe.
Grindje për rendin e ri në vend

Rendi i ri i vendit ka çuar muajt e fundit në grindje dhe debate të ashpra pjesë të ndryshme të popullsisë libiane, që kanë interesa të ndryshme. Kjo ka edhe bazë historike, para se Gadaffi të merrte me një puç pushtetin në vitin 1969, tre rajonet Cyrenaika, Fessani dhe Tripoli kishin identitete të ndara. Nën sundimtarin libian, Mbretin Idris, vendi ka pasur kushtetutë federaliste. Të tre rajonet kanë qenë më parë koloni italiane, dhe para kësaj kohe asnjëherë nuk kanë qenë një njësi. Edhe sot për shumë libianë lidhja me qytetin e tyre dhe me fisin është më e rëndësishme se një shtet i bashkuar.
Kjo ka të bëjë edhe me atë se shumë libianë kanë pasur përvojë të keqe me sundimin qendror. Sepse Gaddafi kontrollonte edhe industrinë e naftës dhe bashkë me të gjithë ekonominë e vendit. Nga të ardhurat prej nxjerrjes së naftës përfituan sundimi i tij dhe kryesisht Tripoli dhe rajoni i tij i lindjes Sirte. Rajoni Cyrenaika në lindje me metropolin Bengasi, u la shumë pas dore. Nuk ishte rastësi që në shkurt 2011 revolucioni shpërtheu këtu dhe der në rrezimin eTripolit, ishte kryeqyteti i revolucionit.

Milicë të fuqishëm
Ndërkohë në rajonin e pasur me naftë Cyrenaika ekziston një lëvizje e fortë autonomie. Qeveria qëndrore nuk ka ende një ushtri funksionuese. Ajo është e varur nga milicë rajonalë që bazohen në fise ose grupime lokale. Këta milicë luftojnë luftojnë njëri tjetrin, një problem ky shumë i madh për sigurinë e vendit. Njëkohësisht, ish qendrat e Gaddafit si Sirte ose Bani Walid distancohen gjithnjë e më shumë nga Libia e re.
/DW

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit