3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Transporti publik në Kosovë fillon grevën, paralajmërohen masa tjera

Më të lexuarat

Nga sot nuk do të ketë transport publik në trafikun urban-periferik dhe ndër urban në gjithë vendin për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve të transportit. Teksa kanë paralajmëruar edhe forma të tjera të protestës.

Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj tha se Qeveria e Kosovës e ka pasur kohën e duhur në dispozicion për të reflektuar për të përmbushur këtë marrëveshje.

Në rast të mungesës së një përgjigjeje nga ana e qeverisë, Kurtishaj paralajmëroi se do të ndërmarrin hapa të tjerë, duke nisur mbi 1 mijë autobusë drejt objektit të qeverisë.

“Sot ka filluar edhe greva, protesta e të gjithë operatorëve të sektorit rrugor të udhëtarëve. Vlen të theksohet se është një unitet i paparë deri më sot, është një protestë më se legjitime, është një grevë e cila vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar, pas moszbatimit të kësaj marrëveshjeje, pas një dialogu publik-privat”, tha ai.

Ai bëri të ditur se sot pasdite do të takohet këshilli drejtues i shoqatës për të diskutuar për mbarëvajtjen e protestës dhe për të shqyrtuar hapat që do të ndërmarrin ditëve në vijim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit