3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Transformim kulturor: Nga turbani deri te kapela

Më të lexuarat

Konsiderohet se turbani e ka origjinën nga Persia (Irani i sotshëm), kurse disa të tjerë origjinën e tij e ndërlidhin me kulturën e vjetër egjiptiane.

Mbajtja e turbanit ka qenë shumë e përhapur në kohën e Bizantit, dhe respektohej nga të dy gjinitë, si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat.

Kur Bizantin e mundën Osmanlinjtë, tradita e mbajtjes së turbanit vazhdoi edhe në Perandorinë Osmane, kështu që atë filluan ta mbajnë sulltanët, zyrtarët e shtetit dhe ushtarët.

Në Perandorinë Osmane trubani paraqiste një status simbolik të veçantë.

Më vonë, në kuadër të reformave që u morën në vitin 1826 në P. Osmane, sulltani Mahmudi i II, e ndaloi mbajtjen e turbanit dhe e zëvendësoi atë me fesin (qeleshen), si një masë moderniteti duke e marrë si shembull Perëndimin, mirëpo kjo në fillim hasi në rezistencë popullore.

Shumë shpejt, fesi u fut në atë që quhej kultura e veshjes dhe u kthye në model dhe identitet i kulturës orientale.

Shumë më vonë, me ardhjen e Mustafa Kemal Ataturkut, më 1925, prodhimi dhe mbajtja e fesit u ndalua me ligj.

Brenda njëqind vitesh, 1826 – 1925, fesi, nga një simbol i modernizmit, u shndërrua në simbolin e prapambeturisë.

Këtë e bëri politika e Ataturkut në Republikën e re të Turqisë. Në vend të turbanit dhe fesit, filloi të shfaqet, si shenjë e modernizmit të ri, mbajtja e kapelës.

Sulltan Sulejmani

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit