11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Në Detin Mesdhe gjendet thesar nga koha e dinastisë Fatimide

Më të lexuarat

Zhytësit në ujërat e Detit Mesdhe pranë portit Cezaree kanë vërejtur një objekt për të cilin së pari menduan se ishte lodër. Pas hulumtimit të hollësishëm kuptuan se bëhet fjalë për flori. Nga Zyra e monumenteve historike të Izraelit njoftojnë se bëhet fjalë për monedha ari nga periudha e dinastisë myslimane Fatimide.

Në komunikatë theksohet se monedhat e gjetura janë me peshë të ndryshme. Ekspertët supozojnë se ari i gjetur ishte mbledhur nga tatimet dhe se është parashikuar për transport në Kajro. Një tjetër alternativë është që ari u fundos me një nga anijet tregtare.

Dinastia Fatimide ishte shteti islamik shiit që ka ekzistuar nga fillimi i viteve 900 deri në vitin 1171 kur kryeqendrën e saj e pushtoi Salahudin Eyubi pas së cilës Egjipti iu bashkua Kilafatit Abasid. Fatimidët kanë kontrolluar territorin nga Deti i Kuq deri në Oqeanin Atlantik, si dhe një pjesë të Levantit. /AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit