0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Trajtomë si burrë!

Më të lexuarat

Trajtomë si burrë!

Nevoja të adoleshentit.
Pyetje: Paqja e Allahut qoftë mbi ju!
Do doja të dija mënyrën e trajtimit të djalit të motrës sime (dymbëdhjetë vjeçar), i cili është rebel dhe i kundërvihet çdo gjëje që ne i kërkojmë të bëjë. Sa për dijeni, ai e ka shtuar kryeneçësinë e tij, pasi e humbi nënën e tij, para katër muajsh. Problemi më i madh, me të cilin ne jemi ballafaquar lidhur me të, është shpërqendrimi i tij në mësime, pavarësisht përkushtimit tonë të madh përkundrejt tij, sidomos duke qenë se ai jeton me ne që para vdekjes së të ëmës…
Ju faleminderit!
Përgjigjet eksperti Mahmud Sead Mehdi:
Zgjidhja:
E nderuar zonjë! Mirë se vjen në faqen tonë elektronike “Së bashku të edukojmë fëmijët tanë”.
Djali i motrës tuaj është në prag të periudhës së adoleshencës, e cila është një periudhë me veçori të shumta ekskluzive të kësaj moshe, që i shqetësojnë baballarët dhe nënat e tyre. Ndër këto specifika të moshës, si më të spikaturat mund të përmendim: inatin, rebelimin, dembelizmin, etj.
Faktit të mësipërm i duhet shtuar befasimi dhe shikimi, që i ka shkaktuar atij humbja e mamasë së vet. Është krejt normale që kjo të ndikojë në psikologjinë e tij, pasi është fakt, se ai me humbjen e të ëmës, ka humbur një gjë tepër të çmuar dhe të pazëvendësueshme për të.
Këshilla ime për ju zonjë e nderuar, është që djalin e motrës suaj ta trajtoni si shok dhe të silleni me të nën konsideratën se ai tanimë nuk është më fëmijë, por një burrë (e kjo është pikërisht ajo çfarë do ai prej jush).
Në fakt kjo përbën edhe çelësin e ndërveprimit me adoleshentin…
Nuk kemi pse të tregohemi koprracë me të në këtë aspekt. Ai do që t’i thuhet “Ti tani je një burrë”, fakt të cilin nuk mjafton t’ia shprehim vetëm me gojëj, por para së gjithash duhet që t’ia shprehim atij përmes veprimeve tona. Kësisoj ai ka për të hequr dorë nga një pjesë e inatit dhe rebelimit të tij, duke qenë se ne, me konsideratën dhe vlerësimin që i kemi dhënë, kemi arritur ta ngopim këtë dëshirë të madhe të tij.
Shkurtimisht, ajo që mund t’ju them është ky ekuacion i thjeshtë, që i përket ndërveprimit me adoleshentin:
“Adoleshenti ka disa nevoja, më e rëndësishmja e të cilave është të konsiderohet se është burrë dhe jo fëmijë… Adoleshenti ka opinionin e tij, që duhet të dëgjohet dhe respektohet medoemos”
Ne si edukatorë që jemi, na duhet që t’i përgjigjemi atij në këto nevoja, brenda cakut të edukimit korrekt si dhe ç’është më e rëndësishme, me gjuhën e dialogut.
Shkaku i shpërqendrimit të tij në studime dhe mësime, mund të jetë edhe për shkakun e pubertetit ku ai po futet, periudhë jete të cilën e shoqërojnë disa transformime fiziologjike, që e sfilitin adoleshentin fizikisht. Pikërisht për këtë ai duket dembel dhe i papërqendruar. Gjithsesi këto dukuri që ndodhin tek ai, janë të përkohshme.
 
Po ju paraqes disa nga nevojat e adoleshentit:
Së pari: Nevojat fiziologjike (trupore):
1. Nevoja për ngopjen shqisore (të pesë shqisave).
2. Nevoja për informacion seksual (ëndrrat erotike dhe sesi ndodh procesi i ejakulimit, hallalli dhe harami që ka të bëjë me çështjet seksuale, etj).
3. Nevoja e ushtrimit real.
Së dyti: Nevojat sentimentale (emocionale):
1. Nevoja për informacion në fushën e ndjenjave (dallimi midis ndjenjave, mënyra e ushtrimit të tyre, etj).
2. Nevoja për të shprehur ndjenjat e tij në një mënyrë specifike, e cila e bind dhe kënaq atë.  
3. Nevoja për hare dhe argëtim.
4. Nevoja për stabilitet dhe siguri.
5. Nevoja për ngopje shpirtërore.
6. Nevoja për dashurinë e të tjerëve.
7. Nevoja emergjente dhe insistuese për të zbrazur emocionet e tij kundrejt një diçkaje të caktuar.
Së treti: Nevojat shoqërore:
1. Nevoja për njohjen e vlerave, traditave dhe zakoneve që i dhurojnë atij avantazhe në sjelljet dhe arritjete e tij.
2. Nevoja për orientim.
3. Nevoja për vlerësimin dhe marrjen në konsideratë të vendimmarrjeve të tij.
4. Nevoja për eksperiencë shoqërore.
5. Nevoja për përkatësi apo aderim.
 
Së fundi e lus Allahu e Lartësuar që t’ju ndihmojë!
Shpresoj nga Allahu i Lartësuar t’ju japë mbarësi dhe sukses.
 

Rating: 5.0 of 5. 1 vote(s).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit