4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Trajtimi i fëmijëve me autizëm, sfidë për shoqërinë kosovare

Më të lexuarat

Trajtimi i fëmijëve me autizëm në Kosovë po vazhdon që të jetë njëra nga pikat me delikate të shoqërisë.

Përderisa statistikat në botë tregojnë se një në 68 fëmijë lind me autizëm, në Kosovë nuk dihet një shifër e saktë se sa ka fëmijë të tillë. Përveç kësaj trajtimi në vendet e zhvilluara është shumë i specializuar dhe i kushtohet një rëndësi e veçantë.

Dhënia e kujdesit të duhur mjekësor dhe po ashtu arsimi i tyre janë ndër pikat kyçe që secila shoqëri mëton që tu ofrojë këtyre fëmijëve. Në Kosovë fëmijët me autizëm janë të përfshirë në sistemin arsimor në shkolla të rregullta sikur të gjithë fëmijët e tjerë.

Këtë e ka thënë për “Indeksonline”, udhëheqësja e Divizionit për Arsimin me Nevoja të veçanta, Lulavere Behluli . Ajo ka theksuar se të gjithë fëmijët me autizëm vijojnë mësimin në kopshte dhe shkolla të rregullta, përveç atyre që janë me autizëm dhe ndonjë nevojë tjetër te veçantë.

“Sipas Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës fëmijët me aftësi të kufizuara ky përfshihen edhe fëmijët me autizem duhet të arsimohen ne shkolla të rregullta dhe kjo zbatohet edhe në praktike, ndërsa fëmijët me autizem që kane edhe lloje tjera të aftësisë se kufizuar shkojnë në qendra burimore” është shprehur ajo.

Behlulit ka theksuar për fëmijët me autizëm kurrikula adoptohet ose përshtatet, por ku ka raste të vështirësi te fëmijët përdoret “Plani Individual i Arsimit”.

“Për nxënësit me autizem kurrikula mund të adoptohet ose përshtatet ndërsa në rastet tjera kur fëmija ka vështirësi të shkalles me të theksuar atëherë përdoret Plani Individual i Arsimit qe nënkupton që mësimdhënia i përshtatet nevojave individuale dhe potencialeve të fëmijut. Po ashtu në shkollat ku ka mësues mbështetës behën ore individuale me fëmiun për të adresuar vështirësitë kyçe ku fëmija ka nevoje me i adresu dhe përmirësu” u shpreh ajo.

Udhëheqësja e Divizionit për Arsimin me Nevoja të veçanta, Lulavere Behluli ka shpjeguar se MASHT planifikon që të punësoj edhe 100 asistent, ku për këtë edhe komunat kanë marr vendet e punës dhe buxhetin për punësimin e asistentëve.

Por, ajo ka thënë se shtimi i orëve për fëmijët me autizëm që kanë ngecje, nuk është përvojë që ka treguar sukses.

“Ne lidhje me asistentet MASHT planifikon në vitin 2019 të punësoj 100 asistent dhe tashme komunat i kane marr vendet e punës dhe buxhetin për punësimin e asistenteve, ndërsa sa i përket shtimit të orëve kjo nuk është përvoje që aplikohet as ne vende tjera apo që ka treguar ndonjë sukses por ajo çfarë po bëjmë është trajnimi i mësimdhënësve, mbështetja e mësimdhënësve dhe fëmijëve me nevoja të veçanta me asistent, planifikimi i punës me këta nxënës bazuar ne nevojat individuale të tyre dhe dokumentimi i përvojave pozitive që tashme kemi në shume shkolla” ka thënë Behluli.

Kurse se po punojnë për ofrimin e shërbimeve të mira për fëmijët e prekur nga autizmi, janë shprehur edhe zyrtar brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ata kanë vënë në pah se kjo problematikë ende nuk është adresuar sa duhet në planin profesional. Por, ata kanë theksuar se kanë ndihmuar edhe organizatat jo qeveritare, si mbështetja financiare e projektin të “OJQ Autizmi”.

“Në thirrjen e fundit publike për mbështetje te organizatave të shoqërisë civile me projekte në fushën e shëndetësisë, MSh ka mbështetur financiarisht projektin e OJQ Autizmi, duke mbuluar 100% vlerën e projektit te saj, qe ka kushtuar 18,840.00 euro” kanë thënë ata.

Por mungesa e resurseve profesionale dhe kapaciteteve po është problem edhe për Ministrinë e Shëndetësisë, e cila po thekson se mundësit për trajtimin e këtij problemi janë të kufizuara.

“…përveç rritjes së bashkëpunimit me shoqatat që merren me çështjen e autizimit, përmes rritjes së kapaciteteve diagnostikuese në shërbimet shëndetësore, po provohet që të rriten mundësitë që diagnostikim të hershëm të këtij problemi dhe problemeve të tjera, porse, e vërteta është se mundësitë janë bukur të kufizuara, tash për tash, për shkak të mungesës së resurseve profesionale dhe kapaciteteve që problemet e këtilla të detektohen qysh herët.” kanë përfunduar ata.

Ndryshe, autizmi është çrregullim në zhvillimit i cili paraqitet në fëmijërinë e hershme, por që shkaktari nuk dihet. Autizmi karakterizohet me pengesa në të folur, komunikim të dobët, mungesë të interesit për botën për rreth dhe paaftësi për aktivitete shoqërore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit